Kamza imiton Skënderbeun, Muriqi e rrënon në 45 minuta

Kamza ka luajtur sot pasdite një miqësore kundër Gençlerbirligit, klub i Superligës turke, që është i parafundit në kampionat, por që e mbylli pjesën e parë të sezonit me 7 rezultate pozitive rresht mes kampionatit e kupës.

Skuadra nga Ankaraja triumfoi 4-1 në miqësoren e sotme, në një sfidë ku të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë. Gençlerbirligi luajti me formacionin titullar në pjesën e parë dhe bëri ndryshime të shumta gjatë pjesës së dytë, kur u fut edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili e ktheu në një spektakël personal, sepse shënoi 4 gola prej minutës së 65-të!

Vetëm në minutën e fundit të ndeshjes Kamza shkurtoi nga pika e bardhë me Raçiç. Një test i mirë për skuadrën e Ramazan Ndreut, sepse të paktën për një pjesë loje tregoi se ka nivel, edhe pse luajti një ndeshje mjaft mbrojtëse, ndërkohë që i duhet punë për të gjetur alternativa të tjera cilësore për stolin.

E hënë, 8 janar 2018, ora 14.00

Gençlerbirligi – Kamza     4-1

KAMZA: Gjonikaj (55′ Avdyli) ,Frashëri (75′ Syziu), Idrizaj (80′ Rami), Leo Lelis, Kuqi, Arrabal, Ymeri (20′ Rezi), Mehmeti, Mumajesi (83′ Agalliu), Imeri, Basha (71′ Raçiç)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *