Kamza gjen pasuesin e Fushtarit, vjen nga Norvegjia

Pas javësh të tëra kërkimi e bisedimesh, Kamza ka gjetur pasuesin e qendërmbrojtësit Ivan Fushtar, i cili është larguar për në Katar.

Sot klubi kamzali ka prezantuar në mënyrë të befasishme qendërmbrojtësin malazez Igor Çukoviç, 24 vjeç. Ish-anëtari i Malit të Zi U19 e U21 ka goxha eksperiencë për moshën e tij, sepse ka fituar dy tituj kampionë në Malin e Zi me Sutjeskën, ku ka luajtur deri në mbyllje të vitit 2016. Më pas, pak kohë në divizionin e dytë malazez për të ruajtur formën fizike dhe në pranverë shkoi në Norvegji, duke firmosur për Elverumin, ekip i divizionit të dytë norvegjez, ku luajti 27 ndeshje dhe shënoi 1 gol.

Tani Çukoviç kthehet në Ballkan dhe firmos për Kamzën, ku shpreson të bëhet po aq i rëndësishëm sa Fushtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *