Kamza akuzon: Vllaznia po tenton të korruptojë lojtarët tanë

Akuza e fortë nga Kamza: “Janë thurur skenarë të zinj, arbitri Hamiti është përzgjedhur enkas. Grima, hajduti që kërkon të na blejë”

Kamza duket se ka më shumë frikë gjykimin sot, sesa Laçin. Ditët e fundit ka pasur shumë shqetësim te drejtuesit e Kamzës, për faktin se duket sikur të gjithë po luftojnë kundër Kamzës, me synimin për të shpëtuar Vllazninë. Në këtë linjë, sipas Kamzës, është edhe përzgjedhja e arbitrit të sotëm, sepse do të arbitrojë Eldorjan Hamiti. Për Kamzën ky arbitër është përzgjedhur enkas, pasi lezhjani është pjesë e një skenari për të dënuar Kamzën.

DEKLARATA E KAMZËS

“Arbitri Hamiti që disa javë më parë na masakroi në Korçë vjen sërish të na arbitrojë ndaj Laçit…

Hamiti nga Lezha, komshi i shkodranëve, duhet të kalojë nga Laçi që të mbërrijë në Tirane që të na arbitrojë ne. Janë thurur skenarë të zinj ndaj Kamzës. Por Kamza luan në fushe dhe s’merret me matrapazët drejtues nga Shkodra që kujtojnë se blihemi me para. Respekt për sportdashësit e vërtetë shkodranë, por jo për sekserët që e shkatërruan ekipin e tyre e tani duan të bëjnë të njëjtën gjë me ekipin tonë. Me ne krye Grimën, hajdutin me çizme që ndër vite ka bërë pazare me portën e tij, kanë ofruar leke për të blerë lojtarët tanë. Por nëse Grima shitet me para dhe ka një çmim, Kamza nuk ka çmim dhe është e pashitshme. Ftojmë tifozët te na përkrahin.

FORCA KAMZA”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *