Duket si Botërori i Real Madridit, sepse edhe Toni Kros bëri një magji dhe u bë heroi për Gjermaninë, ashtu si Ronaldo për Portugalinë.
Mesfushori gjerman ishte ndër më të mirët edhe në ndeshjen e parë, por këtë radhe gjeti një gol që peshon shumë, tmerrësisht shumë.
Natyrisht, ish-futbollistë të njohur tashmë në rolin e analistit kanë mbetur gojëhapur.
Geri Lineker bën sërish filozofi: “Futbolli është një lojë e thjeshtë. 22 burra luajnë futboll për 82 minuta, pastaj Gjermania merr karton të kuq, 21 burra vrapojnë pas topit për 13 minuta dhe në fund fiton Gjermania”.
Suedezi legjendar Henrik Larson tha: “Duhet të admirosh atë goditje nga Kros. Ndoshta goditja e fundit e ndeshjes, nëse dilte topi jashtë, përfundonte ndeshja. Më vjen keq për Suedinë”.
Patris Evra shtoi: “Më vjen keq për Larsonin, u duk se mbaroi”.
Geri Nevil lavdëron Kros dhe kombëtaren gjermane: “Absolutisht brilante, bravo Gjermania. Ne ishim duke i bërë funeralin dhe ata ia dolën mbanë sërish. Nuk është rastësi”.
Ndërkaq, Twitter u çmend për Kros, duke nisur nga personazhe të njohur, si Robi Uiliams: “të dya, Toni Kros”.
THIS ??
— Mats Hummels (@matshummels) June 23, 2018
Wow wow wow! Talk about stepping up when your country needs you! Absolutely sensational to produce technique like that at a moment like that from @ToniKroos ??
— Jermaine Jenas (@jjenas8) June 23, 2018
Talk about stepping up and taking responsibility… Kroos was outstanding in the last 20-25 minutes. And then THAT. What a player. #GER
— John Bennett (@JohnBennettBBC) June 23, 2018
This World Cup is incredible… that was a special goal! Kroos shot??
— Chris Sutton (@chris_sutton73) June 23, 2018
Toniiiiiiiiiii
— Dirk Nowitzki (@swish41) June 23, 2018
144 – ?? Toni Kroos made 144 touches against Sweden tonight, a record for a German ?? player in a World Cup ? game since 1966. Wizard. #GERSWE #WorldCup pic.twitter.com/k9OZLJod8T
— OptaJean (@OptaJean) June 23, 2018