Kampionati Kombëtar i Futsallës / Tirana shpallet matematikisht kampione e Shqipërisë

Tirana Futsal është shpallur kampione e Shqipërisë, tre javë përpara përfundimit të Kampionatit Kombëtar të Futsallës.

Në javën e 9-të, bardheblutë barazuan në derbi ndaj Partizanit me rezultatin 4-4 dhe kaq mjaftoi për të siguruar matematikisht titullin kampion. Tirana renditet në vendin e parë me 22 pikë, 11 më shumë se Partizani dhe Vllaznia që ndodhen në kuotë të barabartë pikësh.

Në sfidën tjetër të javës të zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”,  Vllaznia mposhti Flamurtarin me rezultatin 5-3.

Në javën e dhjetë të Kampionatit Kombëtar të Futsallës, Tirana do të përballet me Flamurtarin, ndërsa Vllaznia me Partizani.

Rezultatet e javës së ntë të Kampionatit të Futsallës:

Partizani Futsal – Tirana Futsal        4-4

Vllaznia Futsal – Flamurtari Futsal  5-3

Renditja:

1 Tirana Futsal         22   pikë

2 Partizani Futsal     11  pikë

3 Vllaznia Futsal        11 pikë

4 Flamurtari Futsal   7   pikë