Kampionatet e moshave/ Lushnja shpallet kampion i Kategorisë së Parë U-13

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Lushnja U-13 është shpallur ekipi kampion i Kategorisë së Parë për edicionin futbollistik 2024-2025. Lushnja e kishte siguruar një javë më parë titullin kampion të këtij edicioni, teksa në ndeshjen e fundit të luajtur ditën e enjte kundër Pepës, takimi përfundoi me fitoren 2-0 për myzeqarët.

Ekipi i Lushnjes e mbylli kamionatin në vendin e parë me një total prej 59 pikësh të grumbulluara në 22 javë. Në ceremoninë e zhvilluar nga Federata e Futbollit në fundin e sfidës, Sekretari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier, Maksim Tegu i dorëzoi trofeun e kampionit dhe medaljet djemve të vegjël lushnjarë.

Kampionati i Kategorisë së Parë U-13 ishte i organizuar në dy faza dhe morën pjesë 12 ekipe në total.