“Kam pasur një keqkuptim me Brigelin”, Bogdani tregon golin më të bukur: Ai ndaj Qipros, ishte gol nga inati

Erjon Bogdani ka qenë i pranishëm në “Soccer Talk Podcast”, ku ka treguar për ndjekësit më tepër rreth karrierës së tij si futbollist. Në bashkëbisedimin e zhvilluar me Skënder Gegën, ish-sulmuesi i Kombëtares i është kthyer kujtimeve që ka krijuar me fanellën kuqezi. Bogdani ka përzgjedhur golin kundër Qipros si më të bukurin me Shqipërinë, ndërsa zbulon se ka shënuar me inat për shkak se atë ndeshje e ka nisur nga stoli.

“Të gjitha ndeshjet me Kombëtaren më jepnin emocion. Kur luaja në një kampionat të fortë si Italia, kisha qejf që formën time ta shprehja edhe me ekipin kombëtar. Të paktën 8-9 vitet e fundit me ekipin kombëtar i kam luajtur ndeshjet e mira. Ka qenë një periudhë 2 vjet e gjysmë me trajnerin Brigel që u shkëputa, sepse kemi pasur një keqkuptim.

Goli më i mirë? Për interpretimin ka qenë goli me Qipron. Ka qenë një gol nga 30 metrat. Kam hyrë në pjesën e dytë. Ishte gol nga inati. Kisha formë të mirë, megjithatë në karrierën time i kam respektuar trajnerët për vendimet e tyre. Me inat, por jo kundër trajnerit. Me inat për veten time, që të tregoja veten me ato minuta që më dha trajneri në fushë”, është shprehur Erjon Bogdani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online