“Kam kërkuar lëmoshë i ulur në rrugë”, Patrice Evra tregon fëmijërinë e vështirë: Nuk po i them këto gjëra që të më doni

Nga Klaudio Ndreca

Patrice Evra është një prej yjeve të futbollit botëror që ka pasur një fëmijëri të vështirë. Të gjitha sfidat ka arritur që t’i tejkalojë, për të mbërritur në pikën kulmore të këtij sporti. Madje në një rrëfim të fundit, tregon se ka kërkuar edhe lekë në rrugë, për të mbajtur familjen. Megjithatë duke e bërë të qartë se këto fjalë nuk janë për të marrë dashurinë e njerëzve, por për t’u kthyer në një histori motivuese për fëmijët e tjerë.

Sado e pamundur të duket arritja e një ëndrre, puna dhe vullneti i hekurt do të dërgojnë në përjetimin e saj. Këto nuk janë vetëm përkufizime që mbeten në ajër, pasi vetë historia e Evra e vërteton një gjë të tillë.

“Kam pasur një fëmijëri të vështirë dhe kam pasur shumë vëllezër dhe motra. Nuk ishte e lehtë që të jetoja në rrugë. Vëlla im Dominique punonte në McDonalds. Nuk kam frikë të them që kam kërkuar edhe lëmoshë kalimtarëve duke qendruar i ulur në rrugë. Gjithmonë isha i lumtur, nuk do të ndryshoja asgjë prej të kaluarës, që më bëri këtë njeri që jam sot. Në rrugë mësova të jem i fortë, nuk jam viktimë dhe nuk dua që njerëzit të kenë dashuri për mua sepse po i them këto gjëra. Dua t’i motivoj fëmijët që të mos heqin dorë kurrë”, shprehet Evra. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online