Menjëherë pasi Shqipëria fitoi kundër Polonisë, Zielienski doli në deklaratë dhe u shpreh se do të ishte tifoz i Shqipërisë. E teksa kuqezinjtë fituan 3-0 me çekët, Zielienski nuk i kurseu lëvdatat.
“Unë e kisha llogaritur që Shqipëria do të na ndihmonte. Kam disa miq në Tiranë dhe pas ndeshjes që ne patëm kundër tyre, i thashë që të japin gjithçka kundër Çekisë. Tani është në dorën tonë”, tha Zielinski. /Sport Ekspres/