“Kam besim se do të jetë ky viti”, Gurishta tregon ëndrrën që i ka mbetur pa realizuar: të Shpallem kampion me Vllazninë

Erdenis Gurishta ka folur për emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“ pasi është shpallur si lojtari më i mirë i vitit në “Abissnet Superiore” nga sondazhi i “Ora News”. Kapiteni i Vllaznisë ndihet i vlerësuar për një fakt të tillë, ndërsa thekson se ëndrra më e madhe që i ka mbetur pa u plotësuar është fitimi i titullit kampion me kuqeblutë.

“Duke pasur parasysh se një vit më para ishim në play off dhe direkt vitin që shkoi dolëm nënkampion me golavarazh dhe fituam Kupën e Shqipërisë. Është një vlerësim për mua dhe ndihem shumë mirë. Një ndër ëndrrat e mia është të realizoj të shpallem kampion me Vllazninë. Shpresoj të jetë ky vit, kam besim, pavarësisht se jemi 8 pikë larg.

Vitin e kaluar më kanë dalë ëndrrat. Vllaznia e këtij viti është më e mirë se e vitit të kaluar. Kemi më shumë kualitet dhe këtë e thonë të gjithë. Shpresoj të kenë kaluar të gjithë të këqijat dhe vitin tjetër të jemi më të fortë”, është shprehur Erdenis Gurishta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *