Orët pasardhëse do të jenë vendimtare për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar hasi probleme në testet mjekësore te Ipswich për shkakun e një dëmtimi.
Për këtë arsye, zyrtarizimi i tij u shty më tepër nga çfarë ishte planifikuar dhe u vendos në rrezik. Ndërkohë së fundmi është trajneri i Ipswich, McKenna, që ka folur në lidhje me këtë transferim.
“Po, ne kemi folur me Armando Brojën. Ipswich po diskuton ende me Chelsea, por unë kam 24 orë që nuk kam më informacion në lidhje me këtë çështje. Nuk dua të flas më shumë për sa kohë lojtari nuk është zyrtarizuar”, tha trajneri. /Sport Ekspres/