Braziliani Willian i dha fund qendrimit të tij në radhët e Chelsea-s pas 7 vitesh të kaluara me ngjyrat e atij klubi. Sulmuesi u transferua para disa ditësh te kundërshtarëve të tjerë nga Londra, Arsenali. Një lëvizje që për dhumë u pa si e gabuar, teksa hoqi dorë të luante nga një skuadër pjesëmarrëse në Champions League, për të shkuar te “topçinjtë”.
Një hap pas në karrierë, por kështu nuk e mendon Willian. Në një intervistë për “The Sun”, braziliani shpjegon arsyen përse firmosi për Arsenalin. Futbollisti 33-vjeçar çudit disi, teksa shprehet se me skuadrën e drejtuar nga Arteta brenda 3 viteve do të fitojë atë që me Chelsea-n nuk e mori dot për 7 vjet, Champions League.
“Kur fola me trajneri Arteta, ai më tha se përse kishte nevojë për ndihmën time për 3 vite. Arsyeja ishte se ai dëshironte që fillimisht të kualifikohej në Champions League dhe ta fitonte atë më pas në kohën kur unë do të largohesha. Kjo ishte ajo që unë doja të dëgjoja. Isha te Chelsea për 7 vite dhe fitova çdo gjë përveç Champions League. Shpresoj që kjo lëvizje të më japë trofeun që ende nuk e ka si dhe titullin e Premier League”, ka thënë Willian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/