Kalimi i madh kryhet në janar, një tjetër prodhim i Superiores bëhet gati për elitën e Europës

Një tjetër prodhim i Supeirores bëhet gati për kalimin e madh në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për portierin Selmani, që ka dalë nga ekipi i Laçit. Portieri i talentuar dhe që është pjesë edhe e Kombëtares, megjithëse nuk ka pasur hapësira për shkak të konkurrencës së madhe, do të shkojë në elitën e futbollit europian.

Me shumë gjasa do të jetë Seria A si shtëpia e re e këtij gardiani. Torino e ka marrë seriozisht mbylljen e marrëveshjes, pasi Sirigu dhe Ujkani nuk ofrojnë siguri të “përjetshme”. Ndërkohë kjo do të ishte edhe një ngritje e madhe në karrierën e Selmanit, që do të tregonte edhe njëherë se asgjë nuk është e pamundur, por me punë të madhe, shumçka mund të arrihet. /Sport Ekspres/