Klubet e Superiores do u duhet të luajnë edhe këtë herë 2 ndeshje brenda javës. Pas angazhieve në Kupën e Shqipërisë në mesjavë, skuadrat e elitës së futbollit shqiptar do të rikthehen sërish në fushë në fundjavë. Java e 20 do të nisë ditën e dielë, në të cilën do të luhen 3 ndeshje. Takimi hapës i kësaj jave do të jetë ai mes Luftëtarit dhe Partizanit, që do të luhet në orën 14:00.
Ndërkohë, vetëm 3 orë më vonë do të zhvillohen paralelisht 2 përballje të tjera, ato mes Tiranës dhe Teutës si dhe Flamurtari me Kukësin. Sa i përket dy ndeshjeve të mbetura, do të luhen ditën e hënë në orën 14:00. /Sport Ekspres/
E dielë:
14:00 Luftëtari – Partizani
17:00 Tirana – Teuta
17:00 Flamurtari – Kukësi
E hënë:
14:00 Laçi – Skënderbeu
14:00 Bylis – Vllaznia