Java e 18 e Superiores do të kulmojë në ditën e premte në orën 18:00 atje ku Vllaznia do të përballet me një tjetër kundërshtar që lufton për titullin kampion, Laçin. Për më tepër fjalët e trajnerit të kurbinasve e kanë ndezur këtë ndeshje përpara kohe. Shpëtim Duro do të shprehej se shkodranët kanë fituar në disa raste në minutat e fundit dhe ishte i lodhur me termin e dëgjuar në media: “Vllazni e bukur”. Një tjetër përballje me shumë interes do të jetë mes Bylisit dhe Partizanit.
Mbetet për t’u parë nëse ekipi i Dajës do të ketë vazhdimin e lojës së bukur që bëri në “Elbasan Arena”, ndërsa ballshiotët do të luftojnë deri në fund pasi po rrezikojnë për rënien nga elita e futbollit shqiptar. Kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën atje ku Tirana do të presë Skënderbeun dhe në orën 16:45 do të zhvillohet Teuta-Apoloniia. Një përballje është programuar për ditën e dielë me Kukësin e Mirel Josës që kërkon serinë e rezultate pozitive ndaj Kastriotit surprizues. /Sport Ekspres/