Gazetari i “Premium Sport”, Karlo Pelegati, ka folur në lidhje me ngjarjet e fundit të klubit të Milanit, sa i përket të ardhmes dhe pronarit të ri të mundshëm, pasi Jonghong Li është gati të dorëzojë çelsat, duke qëndruar si aksionet në minorancë fillimisht dhe më pas për t’u zhdukur fare. Një strategji si Erik Tohir te Interi. Dhe, ai që ka marrë kryesimin e kësaj gare të fortë është biznesmeni nga Kalabria, Roko Komiso, për të cilin po punon fort banka Goldman Sachs, që po mbyll negociatat, të cilat janë në një pikë kulmore. Të gjithë bisedimet dhe tratativat po bëhen prej ditësh në Nju Jork, ku ndodhet David Han Li, krahu i djathtë i Jonghongut dhe një avokat milanez.
Por, cili është Roko Komiso? Një biznesmen amerikan me pasuri personale 4,5 miliardë dollarë, me origjinë kalabreze, Xhoioza Jonika është vendlindja e tij. Pronar i një televizioni kabllor me 450 mijë punonjës dhe pronar i Kosmos, sot skuadra e divizionit të dytë në NASL (Amerikë). Me Rikardo Silva, menaxher i njohur në Itali, kishte udhëhequr pa sukses fushatën për rëniet dhe ngjitjet. i apasoniuar i madh i futbollit, i vogël tifoz me Juventusin. Ka nisur si lojtar krahu në Columbia University. i dashur shumë nga punëtorët e tij në dhomat e zhveshjes në ndeshjet e Kozmosit, po bën realitet ëndrrën për të qenë pjesë e futbollit italian, i mbështetur te Milani nga zëvendës presidenti i klubit Kozmos (dikur luanin Pele, Kinalia), Xho Barone, i pasionuar pas kuqezinjve.
Përpara se të blinte klubin njujorkez, Kozmos, Komiso, në fakt, mund të ishte te Roma sot, pasi në 2010, manjati amerikan pati shansin të bënte pjesë te grupi Di Benedeto-Palota, që blenë Romën, në një hyrje të mundshme në klub, që më pas nuk u arrit. Ai ka investuar edhe te Nju Jork Metrostars dhe te Sampdoria. Negociatat janë drejt mbylljes, sipas asaj që lajmëron edhe “Sky”, teksa familja Riket duket se është mbrapa, edhe pse mediet italiane e vendosën përpara.
UEFA – Sakaq, sot është radha e verdiktit të UEFA-s, që mund ta dënojë me përjashtim nga kupat e Europës Milanin dhe me 30 mln euro gjobë.
Dokumenti që Milani ka prezantuar te komisioni i UEFA-s është i Elliott, por dhomat e hetimit e ka quajtur pak sigurues këtë provë, ndaj do të vendosë sipas asaj që është kërkuar në fillim: Milani jashtë Europa League. Më pas, hapi i fundit: apelimi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, në Lozanë, aty ku gjithçka mund të përmbyset.