Mesfushori kosovar Labinot Kabashi është operuar me sukses gjatë ditës së sotme. Lojtari i akademisë së Barcelonës pësoi një dëmtim të rënë para 2 javësh dhe analizat e mëtejshme e detyruan 19-vjeçarin t’i nënshtrohej bisturisë.
Kemi të bëjmë me një këputje të ligamentit të kryqëzuar, një dëmtim që ka një kohë rikuperimi prej të paktën gjashtë ose tetë muajsh. Kjo nuk është hera e parë që mesfushori i Barcelonës pëson një dëmtim kaq të rëndë.
Kabashi aktualisht është pjesë e skuadrës së 19-vjeçarëve të Barcelonës, “Juvenil A”, dhe pak ditë më parë firmosi një kontratë deri në vitin 2021.