Ansi Agolli ishte i ftuar në “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari. I pyetur sesi i është duke performanca e Elseid Hysajt në krahun e tij të mëparshëm, Agolli ka pasur vetëm vlerësime. E vetmja kritikë për mbrojtësin shkodran, nëse mund të quhet e tillë nga Ansi, ishin krosimet që nuk i vijnë shumë për shtat pasi nuk luan me këmbën e majtë.
“Izraeli ka pasur lojtarë cilësorë më para, tani kanë bërë revolucion. Pika e tyre më e dobët është mbrojtja dhe atje ne duhet t’i godasim. Mbrojtja e tyre nuk është në nivelin e sulmit. Elseid Hysaj në vendin tim? Ka shumë eksperiencë, luan te Lacio. E ka pak vështirësinë e këmbës së majtë. Vendi i tij natyral është në të djathtë.
Taktikisht është në rregull me Hysajn. Provokimet e Izraelit? Të gjithë lojtarët duan të prekin pikat e dobëta të tuat, ne nuk duhet të biem pre e tyre, por të zbatojmë detyrat e vendosura nga Reja. Broja është një lojtar që bën diferencën, që të jep një shkëndijë më tepër. Duhet vetëm të rri me këmbë në tokë”, tha Agolli. /Sport Ekspres/