Ka vetëm 2 fitore në 9 ndeshje, Duro krenohet dhe thumbon Dritën: I kemi treguar të tjerëve si të bëhen kampion, na kopjojnë

Feronikeli ka barazuar me shifrat 1-1 kundër kampionëve në fuqi të Dritës. Skuadra e Klodian Duron ka zhvilluar një paraqitje të mirë ditën e sotme, megjithëse në fund del sërish pa 3 pikët nga stadiumi. Ecuria e ekipit ka qenë negative dhe trajneri shqiptar ka të grupmbulluara vetëm 2 fitore dhe 9 pikë në total në 11 ndeshje në krye të Feronikelit.

Por takimi i sotëm ka lënë shije të mirë t eish-mesfushori i Kombëtares kuqezi, i cili në deklaratën pas ndeshjes është shprehur me krenari se “Tigrat e zinj“ duan ti kopjojnë. Madje sipas tij Feronikeli mbetet i pari ekip që u ka mësaur të tjerëve se si të dalin kampion. Në fund hedh edhe një thumbim për Dritën, teksa nënvijëzon se këta të fundit është më mirë të fitojnë me djersë dhe jo falë arbitrave.

“Bëmë një super paraqitje, ashtu siç i ka hije Feronikelit, si një skuadër kampione të cilën duan ta kopjojnë të gjithë. Vazhdojmë të mbetemi klubi i parë në Superligë që i ka treguar të tjerëve se si duhet të bëhet kampion. Ndeshje shumë e mirë e zhvilluar taktikisht dhe me zemër. Unë e di që Drita është kampione dhe ka dëshirë të shpallet kampione, por sot e kuptoi që ka një skuadër perballë si Feronikeli, e cila është super kampione.

I gjithë grupi është i bashkuar dhe më vjen keq për ta, sepse kanë merituar tre pikët e plota. Ne jemi duke ndërtuar atë qe duam si ekip dhe si klub pa na ndaluar askush. Nuk dua të merrem me pjesën e gjykimit, ora një, ditë e diell dhe ndaj Dritës. Na mungon një penalti dhe një pozitë jashte lojë në pjesën e dytë, prandaj e kemi merituar të fitojmë ndeshjen. I uroj suksese Dritës, por më mirë është të fitoj me djersë”, ka deklaruar Klodian Duro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *