“Ka shumë gjëra të bukura për të folur me Murinjon”! Menaxheri flet për Marash Kumbullën: Donte të punonte me De Rosin, u largua nga Roma nga dëmtimi

Marash Kumbulla u huazua nga Roma te Sasuolo. Pas dëmtimit të pësuar, kryeqytetasit menduan që ta dërgonin mbrojtësin shqiptar në një huazim. Ndërkohë menaxheri i lojtarit, Vitali, kujtoi edhe kohën e Kumbullës me Murinjon.

Murinjo? Patjetër një eksperiencë me një profesionist të nivelit më të lartë. Marrëdhënia me të ishte pozitive, nëse arrin të ripunosh gjërat e kaluara ka gjithmonë diçka të bukur për të folur. Patjetër që Kumbulla donte të punonte me De Rossin, por ardhja e De Rossit ndodhi në një kohë kur Kumbulla po kthehej nga lëndimi dhe kjo zgjedhje u bë së bashku me klubin, që ndoshta do të kishte qenë më mirë për të të përpiqej të gjente pak më shumë hapësirë.

Është një aset i rëndësishëm për Romën. Ishte një rrugë e përbashkët me mua dhe djalin, kur Sassuolo mbërriti kishte mundësi të tjera, por kjo skuadër gjeti menjëherë interesim të madh nga Marashi”, tha menaxheri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *