“Ka pasur përplasje për lojtarët”! Matraxhiu zbulon arsyen e shkarkimit të papritur te Egnatia: Augusto mund të jetë molla e sherrit

Menaxheri Andi Matraxhiu është i ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Një pjesë të vëmendjes e kishte edhe Egnatia pas shkarkimit të trajnerit Magani, që pavarësisht rezultateve të arritura, duhej të largohej nga skuadra. Matraxhiu ka zbuluar prapaskenat e këtij vendimi teksa molla e sherrit mund të jetë Augusto.

“Drejtuesit e Egnatias, janë të rinj në këtë fushë. E shikoj një vendim të nxituar. Ky vendim është shumë i gabuar. Problemi duhet analizuar me detaje. Ka përplasje prej kohësh për lojtarët dhe kush do të vendosë për merkaton e janarit. Edhe në verë kishte përplasje me personat përgjegjës për merkaton. Duhet të shikojmë edhe gjërat e brendshme. Shikoj që ky klub nuk ka një të ardhme të ndritur nëse vazhdojnë kështu. Klubi duhet të jetë një hapësirë e gjelbër për të gjithë.

Braziliani, Augusto mund të jetë edhe molla e sherrit, sepse u tha që në ndeshjen e fundit mungoi për shkak dëmtimi, por lëndimi ka qenë i vogël në dorë. Rezultatet nuk i japin të drejtë drejtuesve. Këtu ka prapaskena, që të merremi me fenomenin. Nëse drejtuesit, e shikojnë si një ekip për Europë dhe titull, do të gabojnë shumë dhe do të ketë shumë Maganë.”, tha Matraxhiu. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *