Ka nisur turneu “FSHF Cup”, flet Edvin Libohova: Shumë kërkesa, ky sektor është jetik për masivizmin e futbollit

Ka filluar mbrëmjen e djeshme FSHF Cup, kompeticioni më i ri që organizon sektori i futbollit amator në Federatën e Futbollit. Ky kompeticion për skuadrat që garojnë me nga 9 lojtarë, përmbledh 32 skuadra të cilat do të përballen ndërmjet tyre me sistem eliminimi direkt.

Në ceremoninë hapëse të kësaj Kupe që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, ka qënë i pranishëm edhe Zëvëndës Presidenti i FSHF, Edvin Libohova, i cili theksoi rëndësinë e vëmëndjen që institucioni i futbollit në Shqipëri i jep sektorit amator, i cili ka një rol jetik për masivizimin e sportit më të dashur për shqiptarët.

“ Sot fillon një tjetër veprimtari e futbollit amator, FSHF Cup, një kompeticion që luan 9 kundër 9. Ky kompeticion zhvillohet për herë të parë nën kujdesin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe në të marrin pjesë 32 skuadra, kryesisht nga Tirana por dhe nga qytete të tjera. Kjo kupë vjen si vazhdimësi e nismave të Federatës për të mbështetur futbollin amator, duke parë që tani ka filluar kampionati 5×5. Po zhvillohen me sukses kampionatet e moshave, kampionatet e femrave dhe ky është aktiviteti më i ri që i shtohet gjithë kurorës së veprimtarive të FSHF-së, në kuadër të masivizimit të futbollit me qëllim përfshirjen sa më shumë të brezit të ri por pa përjashtuar këtu edhe ato më në moshë. Kjo garë do të shtrihet në dy muaj. Duhet të theksoj se kërkesat kanë qënë të shumta por mundësinë kanë qënë për 32 skuadra. Duke parë interesimin sigurisht që do të ketë edhe aktivitete të tjera të këtij lloji. I uroj suksese kompeticionit dhe skuadrave që janë sot këtu, le të fitojë më i miri dhe le të jetë ky sinjali i parë i veprimtarive të tjera që i shtohen futbollit amator”.

Jurgen Demneri, specialisti i projektit të futbollit 9×9 në FSHF, ka shpjeguar nevojën për një Kupë të tillë, pas kampionatit Sunday League që zhvillohet prej dy vitesh dhe tashmë nën kujdesin e Federatës. “Dua të falenderoj Zv.Presidentin Libohova për praninë e tij në ditën e parë të FSHF Cup. Ky kompeticion nisi si një risi për kampionatin e futbollit 9×9. Pas fillimit të edicionit të dytë të Sunday League Albania pamë se ishte e nevojshme të organizohej një kupë për të gjitha ekipet pjesëmarrëse. I uroj shumë suksese të gjithë skuadrave pjesëmarrëse”.

Për mikrofonin e fshf.tv ka ndarë emocionet dhe portieri i skuadrës Raiffeisen Bank, Kreshnik Ga?aj.“Vlerësoj Federatën e Futbollit për këtë mundësi që po i jep komunitetit të futbollit amator. Ne jemi një komunitet shumë i madh, vetëm të organizuar në këtë kompeticion, janë pothuajse 900 veta, gjithmonë në rritje. Falenderoj Federatën që me specialistët e vet kujdeset për të menaxhuar këto evente. Dua ti uroj të gjithë ekipeve suksese dhe fitoft më i miri

Në fund përfaqësuesi i skuadrës Elso Team, Elton Sota, thekson se garat amatore janë jetike për shëndetin dhe argëtimin, përtej rezultateve: “Ky kompeticion është një arritje shumë e madhe për ne si amator, duke parë që kemi vite që luajmë. Një falenderim shkon dhe për Jurgenin që na ka afruar në këtë kupë dhe FSHF që na mbështet në këtë iniciativë sic është FSHF Cup ku ne marrim pjesë dhe argëtohemi, pavarësisht rezultateve që arrijmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *