Ka luajtur me Arsenalin dhe Barcelonën, Matraxhiu del kundër rrymës: Silvinjo nuk ka qenë ndonjë lojtar i madh

Andi Matraxhiu është i ftuar në emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“. Emërimi i Silvinjos në krye të pankinës së Kombëtares shqiptare është temë diskutimi në studio, ku është theksuar karriera e pasur e brazilianit si futbollist. Megjithatë Matraxhiu ka dalë kundër rrymës dhe është shprehur se Silvinjo nuk ka qenë lojtar i madh, pavarësisht se ka luajtur me klube si Arsenali dhe Barcelona.

“Nuk është Silvinjo ndonjë lojtar i madh. Na duket ne, por për botën është një lojtar normal. E mban mend t’i si lojtar, apo vetëm se u përmend? Ajo që nuk më pëlqen janë paragjykimet. Koha do ta zbulojë nëse është trajner i mirë apo jo. Kjo më ka bërë përshtypje, paragjykimet”, ka thënë Andi Matraxhiu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *