“Ka ide moderne për futbollin”, Rudi Vata e vlerëson trajnerin e ri të Shqipërisë: Ka nevojë për mbështetje, po sjell energji pozitive

Rudi Vata e ka vlerësuar trajnerin e ri të Shqipërisë. Figura e njohur e Kombëtares ka kërkuar mbështetje për teknikun brazilian. Vata ka theksuar se Silvinjo ka ide moderne për futbollin dhe duket qartazi atmosfera pozitive që ka sjellë në Kombëtare. Në një interivstë për “Gazeta Blic Sport”, ish-futbollisti u ka bërë thirrje elementeve të Shqipërisë që të luajnë me zemër për fanellën.

“Sylvinho sigurisht se është një trajner i ri, i cili vjen nga shkolla Latino-Amerikane. Është hera e parë që kemi një kombinim të tillë me një staf trajnerësh argjentino-brazilian. Stili agresiv i Argjentinës dhe stili teknik i Brazilit shpresoj që të implementohen tek ekipi ynë kombëtar. Sylvinho ka nevojë për mbështetje, e shikoj që ka një energji pozitive dhe ka ide moderne. Për të ndërtuar një skuadër solide nevojitet kohë e mjaftueshme. Shqipëria ka nevojë për një frymë të mirë të grupit, ashtu siç e kishte në kohën e De Biasit. Nëse futbollistët do të luajnë me zemër dhe do ta kuptojnë përgjegjësinë e fanellës, atëherë jam i bindur që do të ketë edhe rezultate”, përfundoi Vata. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *