Trajneri i Flamurtarit është larguar pas humbjes së fundit me Dinamon. Troisi ka bërë gati valixhet dhe nuk do të jetë më në krye të pankinës së vlonjatëve. Këtë e ka konfirmuar vetë tekniku me një postim në rrjetet sociale, atje ku ka falënderuar edhe presidentit e klubit për mundësinë që i dha te Flamurtari.
“Dua të falënderoj presidentin për ftesën dhe për mundësinë për të stërvitur një ekip me madhështinë e tij, historinë e tij si Flamurtari, ishte një kohë për të mësuar shumë. Siç e kam thënë disa herë, ka gjëra dhe njerëz që ne nuk mund t’i kontrollojmë, që nuk mund t’i tregojmë, bindim dhe të besojmë se ka një rrugë tjetër. Në mënyrë që me të vërtetë të dëshironi të ndryshoni dhe të evoluoni drejt dimensionit të klubit, është thelbësore që të gjithë pa përjashtim të udhëtojnë me të njëjtin besim dhe dëshirë në të njëjtën rrugë.
Faleminderit të gjithëve që morën pjesë në ardhjen time në klub. Unë dua t’i uroj fat dhe sukses kolegut tim të ardhshëm dhe çdo lojtari. Zoti ju bekoftë dhe ju ruajtë në udhëtimin tuaj drejt Superiores. Për sfidat e reja, unë eci përpara me të njëjtën kompetencë, pasion dhe përkushtim për atë që dua më shumë, Futbollin. Përqafime. Marselo Troisi”, shkruan Troisi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/