Ka edhe kështu! 62-vjeçarja mbush trupin me tatuazhe për Murinjon: Njëherë anullova Krishtlindjet!

Murinjo është një personazh që e dashuron ose e urren. Sa i përket një fanse 62-vjeçare që quhet Vivien Bodycote, ka një dashuri të përjetshme. Në vitin 2017 ajo ka bërë tatuazhin e parë të dedikuar për trajnerin portugez. Ndërkohë tani ka 38 të tillë në trupin e saj. Murinjo atje paraqitet në variante të ndryshme, madje edhe si vezë pashkësh.

Së fundmi kur Murinjo mori vendin e trajnerit të Totenhemi, nuk mund të mungonte një dedikim mirëseardhje me logon e klubit. Mes të tjerash, 62-vjeçarja është shprehur se ndihet e varur nga Murinjo deri në atë pikë sa mund të anullojë edhe një darkë: “Kur ai iku nga Chelsea, unë anullova darkën e Krishtlindjes. Doja ta përqafoja dhe t’i tregoja se gjithçka ishte në rregull. Futbolli nuk është i njëjtë pa të”. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online