Jahmir Hyka nuk po përjeton aspak një moment të mirë me Netanjën në Izrael. Kur mbërriti në këtë aventurë të re, arriti menjëherë që të realizonte dhe të shndërrohej i rëndësishëm për këtë ekip, aqsa kur lihej jashtë nga Kombëtarja, gjithmonë do të kishte polemika.
Netanja mori 5 humbje radhazi, përpara se të fitonte me rezultatin 1-0 ndaj Raanna. Ndërsa në ditën e sotme ka arritur të fitojë sërish në transfertë ndaj Hapoel Haifa në shifrat 1-3. Në këtë 90 minutësh Hyka nuk u preferua farë në lojë, ndërsa në takimin ndaj Raana ka dalë në minutën e 65.
Mediat izraelite kanë raportuar se Hyka rrezikon shumë që të largohet në merkaton e dimrit, ndërsa duhet të tregojë veten gjatë kësaj periudhe. Në të kundërt, lojtari i njohur ndryshe si edhe “Hykaçu”, duke parë moshën dhe variantet që reduktohen, do të ketë si një pistë serioze rikthimin te Tirana. /Sport Ekspres/