Ka arritur pikën më të lartë në karrierë, Kanavaro me fjalë të mëdha për Rrahmanin: Shoh veten time te ai

Amir Rrahmani ka prekur pikën më të lartë në karrierën e tij. Kapiteni i Kosovës është kthyer në një element të rëndëishëm të Napolit, me të cilët është pranë fitimit të titullit kampion në Itali. Paolo Kanavaro ka ngritur lart figurën e mbrojtësit shqiptar. Ish-kapiteni i Napolit dhe njëkohësisht vëllai i fituesit të Topit të Artë, Fabio Kanavaros, ka thënë se sheh veten e tij te Amir Rrahmani.

“Shoh veten time te Rrahmani. Ai di të bëjë gjithçka, edhe nëse nuk shkëlqen në asgjë. Gjithmonë kam menduar se dhënia e një shembulli është më e rëndësishme se shumë fjalë. Pastaj, kur erdhi koha, përdorja edhe fjalët, por gjithmonë me respektin më të madh”, ka thënë Paolo Kanavaro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *