Xhakomo Vrioni ka tërhequr pas vetes një vëmendje të madhe pas atij sezoni mjaft pozitiv të zhvilluar në Austri. Sulmuesi shqiptar ishte i huazuar te Tiroli, me të cilin u shpall edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit, me numër të njëjtë golash me Adejemin. Ofertat nuk mungojnë për 23-vjeçarin, që sipas raportimeve të “Tuttomercatoëeb“ janë 4 të tilla nga Franca dhe Hollanda.
Menaxheri i Vrionit është takuar dje me drejtuesit e Juventusit për të diskutuar mbi të ardhmen e lojtarit shqiptar. Bardhezinjtë duket se dëshirojnë të përfitojnë ekonomikisht nga momenti i mirë në karrierën e sulmuesit 23-vjeçar, pasi po mendojnë shitjen e tij jashtë Italisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/