Juventusit i shkon dëm transferimi i verës, Pogba dëmtohet pa nisur ende sezoni

Lajme të këqija vijnë për Alegrin. Rikthimi i Pol Pogbasë te Juventusi nuk erdhi në mënyrën e pritur. Mesfushori francez është dëmtuar gjatë fazës përgatitore në SHBA dhe me shumë ngjasa do të humbasë 2 muajt e parë të sezonit të ri. Klubi i Juventusit ka njoftuar përmes faqes zyrtare se Pogba ka dëmtuar meniskun anësor dhe do të kontaktojë me specialistët për një rekuperim sa më të shpejtë.

“Pas dhimbjes së raportuar në gjurin e tij të djathtë, Paul Pogba iu nënshtrua hetimeve radiologjike të cilat zbuluan një dëmtim të meniskut anësor. Në orët në vijim ai do t’i nënshtrohet një konsulte ortopedike të specializuar. Ndaj, ai nuk do të marrë pjesë në udhëtimin për në Dallas për të vazhduar trajtimin”, ka komunikuar klubi i Juventusit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *