Luçiano Spaleti duket se ka gjetur formulën e suksesit për Juventusin. Bardhezinjtë kanë treguar dhëmbët në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme kanë mposhtur me shifrat e thella 1-4 Parmën. Bremeri zhbllokoi rezultatin që në minutën e 15 të takimit, ndërsa në minutën e 37 Mekeni dyfishoi rezultatin.
Kambiaso e dërgoi topin në portën e tij në minutën e 51-të, duke ngushtuar shifrat në 1-2. Por vetëm 3 minuta më vonë Bremeri ndëshkoi sërish portierin e Parmës. Në fund ishte Dejvidi ai që në minutën e 64-t vulosi shifrat përfundimtare në 1-4 në favor të Juventusit. Bardhezinjtë shkojnë kështu në kuotën e 45 pikëve dhe ngjiten në vendin e 4-t të Serisë A./Sport Ekspres/