Ditën e sotme janë publikuar koeficientet e bastoreve për sezonin më të ri te Seria A. Juventusi rikthehet përsëri në stadium, duke lënë pas Interin kampion. Bardhezinjt, të cilët rikthyen pas dy sezoneve trajnerin italian Maximilliano Allegri, janë favoritët mjaft qartë përt të fituar skudeton me 1.90. Në vendin e dytë ndodhet Interi, me koef 4.25, pavarësisht se janë kampionët aktualë.
Largimi i emrave kryesorë si Hakimi dhe Lukaku, si dhe largimi i Antonio Contes kanë bërë që kompanitë e basteve të mos kenë shumë besim tek kjo skuadër. Në vendin e tretë ndodhet Atalanta me koeficientin 6.5, ndërsa shumë larg ndodhet Milani me koeficientin 10, që sipas bastoreve e ka pothuanse të pamundur të fitojë kampionatin./Elio Hajdari-Sport Ekspres/