“Juventusi i ka bërë një ofertë Iskos dhe Real Madridit, që vështirësish do të refuzohet”. Eshtë i sigurt “Don Balon” kur shkruan kështu për sa i përket yllit të galaktikave, që me rikthimin e Garet Bejlit vështirë që të gjejë hapësira. Por, pritet që të ketë një ankand, pasi edhe skuadra të tjera mund të futen në valle, edhe pse te “Zonja” do të kishte rol protagonisti. Ky mund të jetë një sinjal që Paulo Dibala tashmë është i larguar dhe nuk do të shkruajë të ardhmen bardhezi. Shifrat e ofertës nuk bëhen me dije, por “Don Balon” shkruan për ofertë monstruoze dhe “të parefuzueshme”.