Me operacionin “Perin” tashmë të kryer në detaj, merkato e Juventusit nuk ndalon. Bardhezinjtë janë duke punuar për të gjetur akordin edhe për Darmianin, por distanca me Mançesterin është ende e madhe, kështu që nuk heqin dorë nga alternativat dhe një nga ato është Kanselo i Valencias, që tashmë ka ikur nga Interi, i cili nuk gjeti paratë për ta blerë sipas akordeve. Edhe pse Zhorzh Mendes ka nisur negociatat me Uolvesin, Kanselo nuk është i bindur të pranojë këtë kalim dhe e sheh veten te një klub i madh. Valencia kërkon 40 mln euro për kartonin e tij, me Juventusin që sheh për një zgjidhje tjetër, pasi aq para janë shumë. Dhe, duke parë dëmtimin e Spinacolës, atëherë do të duhej si Darmian, ashtu edhe Kanselo.
Perin – Arrihet akordi ekonomik mes Juventusit dhe Xhenoas për transferimin e Perinit. Një marrëveshje e kryer dhe detajet janë bërë të ditura të gjitha. Perin në sezonin tjetër do të mbrojë portën e Juves. Ja detajet e operacionit me Xhenoan: 12 milionë euro plus 3 mln euro bonuse, këto janë akordet ekonomike të klubit kuqeblu. Akord total dhe mes Juves dhe Perinit për 2,5 mln euro në sezon për katër vitet e ardhshme.