Juventusi nuk lë më vend për surpriza në sprintin e fundit të kampionatit. Bardhezinjtë kanë mposhtur sot me rezultatin 2-0 Cremonese-n, duke ruajtur vendin e dytë në renditje. Fagioli shënoi golin e parë në minutën e 55 të takimit, ndërsa Bremer fiksoi rezultatin përfundimtar në 2-0 në minutën e 79.
Me këtë fitore Juventusi thellon diferencën me 8 pikë me Milanin e vendit të pestë, çka do të thotë se tashmë “zonja e vjetër” është vetëm 90 minuta larg sigurimit të kualifikimit në Champions League për sezonin e ardhshëm. Bardhezinjve u mjaft vetëm një fitore në tre ndeshjet e radhës në mënyrë që të sigurojnë zyrtarisht një vend për në fazën e grupeve të turneut më madhor të futbollit europian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
GOAAAAAAAAAAAAAAAAAAL! BREMER ?pic.twitter.com/KjA6mpOjpE
— Max Statman (@emaxstatman) May 14, 2023