Drejtori sportiv i Juventusit, Bepe Marota, ka folur për merkaton dhe planet e Juventusit, gjatë prezantimit të një libri nga gazetari i La Stampa, Antonio Barilà.
ANÇELOTI – “Janë zgjedhje të menduara mirë nga Napoli”.
MORATA – “Tashmë jemi në fazën më të rëndësishme, çdo ditë na afrojnë me lojtarë të ndryshëm. Morata ka kujtime të shkëlqyera nga Juventusi, dëshiron t’i shijojë sërish, si shumë lojtarë të tjerë. Megjithatë, për momentin janë vetëm zëra, kemi një sulm të nivelit botëror. Sot për sot, çdo operacion është utopik”.
MANXHUKIÇ – “Principi është i njëjti, kur një lojtar dëshiron të largohet, e lëmë të lirë. Për momentin Manxhukiç nuk ka kërkuar të largohet, ndaj do qëndrojë te Juventusi”.
ALEKS SANDRO – “Jemi duke biseduar me të gjithë lojtarët. Me përfaqësuesit e Aleks Sandros do të takohemi javën e ardhshme, takim rutinë”.
DIBALA – “Pozicioni i Dibalas është mjaft i qartë, kemi shumë besim tek ai. Me zgjatjen e kontratës e kemi sqaruar pozicionin e tij”.
HIGUAIN – “Askush nuk është në shitje. Jemi shumë të kënaqur nga Higuain dhe nuk kemi ndonjë problem për momentin”.
DOUGLAS KOSTA – “Douglas Kosta do të qëndrojë me ne, deri më 30 qershor do ta blejmë nga Bajerni i Mynihut”.
MILINKOVIÇ SAVIÇ – “Është talent i madh, por nuk bëjmë aventura, duke parë çmimin e tij. Kemi skuadër cilësore, kemi operacione të rëndësishme në kantier”.
EMRE XHAN – “Është e qartë që pozicioni i tij josh shumë klube. Jam optimist për Juventusin, kemi shumë shanse për ta marrë. Brenda 10 ditësh mbyllet gjithçka, po ose jo “.
PERIN E DARMIAN – “Është folur shumë, por trashëgimtari natyral i Bufonit është Shçesni. Një klub i madh si Juventusi duhet të ketë dy portierë niveli, Perin është portier i tillë. Darmian mund të transformohet në një mundësi të rëndësishme, është italian dhe pjesë e kombëtares, ndaj na intereson”.