Mario Manxhukiç duket se ka zgjidhur dilemat sa i përket së ardhmes së tij. Megjithëse ishte një pikë kyçe e suksesit të Alegrit me Juventusin, ardhja e Sarrit në pankinë ndryshoi gjithçka. Ky i fundit e bëri të qartë që në fillim se kroati nuk ishte pjesë e planeve të tij dhe për këtë arsye shuymë klube u vunë në ndjekje të tij.
Emra si United, Milan apo edhe ekipe jashtë kontinentit u përfolën për të marrë shërbimet e tij. Kuqezinjtë e Milan e kishin kroatin si plan b në rast se transferimi i Ibrahimoviç do të dështonte, por Manxhukiç ka vendosur që të largohet drejt Katarit, ku do të përfitojë edhe nga zhvillimi i Superkupës për të kryer testet mjekësore me skuadrën Al Duhail./Sport Ekspres/