“Juventusi është si Luiz Ejlli në Itali, janë kanë inatin nga brenda por publiku e do”! Perla e Gashit: Po iu shkon fëmija në fakultet pa fituar asgjë këtyre…

Gazmend Gashi, një tifoz i Juventusit, ishte i ftuar në “Dueli Sportiv”. Në këtë emision që zhvillohet në Kosovë është diskutuar së tepërmi sa i përket dënimit me ulje pikësh për bardhezinjtë. Gashi ka ndërtuar krahasimin që solli jo pak të qeshura. Tifozi u shpreh se Juventusi në Itali është si Luiz Ejlli te Big Brother, të gjithë e kanë inat nga brenda pjesëtarëve të futbollit, por publiku e do.

“Inati është vetëm te Juventusi. Janë 20 ekipe dhe dënohet Juventusi. Juventusi në Itali është si Luizi në Big Brother. Të gjithë ia kanë inatin, por publiku e do. Nga një anë më mirë që po dënojnë Juventusin se iu bë fëmija për të shkuar në fakultet tifozëve të Interit dhe Milanit pa fituar asgjë”, tha Gashi. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *