Juventusi dhe VAR, spektakël nga Gasperini: Nuk po flasim për shpikje raketash! O është, o s’është

Që nga java e parë e kampionatit dhe deri më tani, VAR-i ka marrë gjithmonë diskutime në Seria A për gabimet e bëra. Sigurisht që ekipi më “i sulmuar” nga mediat dhe ambienti në Itali është Juventusi, pasi po arrin të fitojë për disa vite me radhë.

Por njëkohësisht edhe episode të ndryshme në mënyrë ironike dalin te ndeshjet e bardhezinjve, ku vetëm De Ligt është kthyer në mbi 4 raste në kryeqendër të vëmendjes me prekjet me dorë brenda zonës. Vendin e tij në përballjen ndaj Atalantës ku u fitua me rezultatin 1-3 e kishte marrë Cuadrado dhe Emre Can, megjithëse në rrethana të tjera. Në intervistën pas ndeshjes, Gasperini ka dhuruar spektakël, madje dhe me fjalë që kishin shumë vërtetësi dhe të pranueshme nga të gjithë.

“Unë kam parë disa episode, por ka shumë konfuzione. Sigurisht e pranoj se nëse ato raste që po diskutojmë tani do ishin dhënë kundër nesh, do të isha nervozuar. Prekja me dorë e Emre Can dukej, por arbitri e vlerësoj ndryshe. Kështu bëhet e vështirë. Ekzistojnë vlerësime të ndryshme nga ata që luajnë, atë që gjykojnë, trajnerët dhe njerëzit. Duhet ta sqarojmë njëherë e mirë. Këtu nuk po flasim për shpikjen e raketave. Unë jam i bindur që gjithmonë do ketë gabime, por duhet të ketë qartësi. Ne duhet të dallojmë nëse një rast është penallti apo jo. Ne duhet të dallojmë nëse një rast është për karton të verdhë apo jo. Ndryshe këtu kthehet në një llotari”, ka thënë Gasperini. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online