Kontrata e Igli Tares me Lazio-n është drejt fundit dhe nisur nga raporti jo i mirë me Sarrin, është përfolur gjatë për një largim të tijin nga klubi kryeqytetas. Pista e Juventusit është përforcuar edhe më tepër pas dënimit të drejtorit të tyre sportit, si dhe nuk kanë munguar as interesimet nga Premier League.
Kjo ka trembur Klaudio Lotiton, i cili sipas raportimeve të fundit ka vendosur të blindojë Taren me bardheklatrit. Ish-sulmuesit shqiptar i është ofruar një rinovim 3-vjeçar, por fjala e fundit i përket Igli Tares. Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë drejtori sportiv shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/