Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Shqipërisë U-21, Redi Jupi, i ftuar në Procesi Sportiv në Top Channel, është treguar i drejtpërdrejtë, duke kritikuar ashpër trajnerin e Kombëtares Kristian Panuçi, i cili është zgjedhje e gabuar sipas Jupit.
“Mendoj se Panuçi nuk është zgjedhja e duhur për kombëtaren e Shqipërisë. E kam thënë edhe kur fituam ndaj Turqisë në miqësore, që kombëtarja jonë nuk ka ekuilibrin e duhur dhe Panuçi nuk ka zgjedhur lojtarët më të mirë.
“Deri tani nuk kam parë asgjë prej Panuçit, por le të presim e të shohim më tutje. Duhet të kemi parasysh që pjaca është rritur, kemi pretendime më të mëdha dhe e marrim trajnerin italian për të na mbajtur në nivel të lartë.
“Miqësorja ndaj Kosovës nuk u përgatit mirë. Ne vërtetë jemi një komb, por jemi në garë me Kosovën për të marrë lojtarë në kombëtare. Ky ishte një shans i humbur për ne. Kosova e përballoi shumë mirë këtë sfidë në çdo aspekt, luajti me agresivitetin e duhur dhe me respektin e duhur ndaj nesh. Ndeshje vëllazërore? Kjo ishte një ndeshje miqësore që duhej fituar, nuk ka kuptim termi ‘vëllazërore’.
Jupi nuk duhet te vleresohet si opinionist. Eshte shume feminor dhe i ndjeshem. Ngaqe ja njoh edhe familjen , eshte e ditur pasi ashtu vleresohet edhe nga te afermit.