Mark Juliano ka folur për Tuttomercatoëeb.it në Itali, duke u ndalur gjatë te Seria A dhe te Juventus-Milan, por ndërkohë është pyetur edhe për aventurën e dështuar në Shqipëri, ku u pushua nga puna te Partizani, pas disa muajsh mjaft negativë, pa lojë e pa rezultate.
“Për fat të keq, nuk shkoi ashtu si prisja. Ishte një aventurë tek e cila fatkeqësisht pritshmëritë ishin të tjera, mbi të gjitha nga ana ime. Nuk u përputhëm. Kushtet për të punuar nuk ishin të lehta. Ishte një eksperiencë që do ta ribëja me gjithë qejf, por ndoshta për mua dhe për klubin Partizani nuk ishte momenti i duhur për të punuar së bashku”.