Te Napoli është rikthyer përsëri qetësia pas asaj fitoreje kundër Juventusit. Të kaltrit po kalonin një periudhë negative, teksa vetëm pak ditë më parë u eliminua nga Kupa e Italisë prej Atalantës. Gjatë kësaj sfide Xhenaro Gatuzo u pa i revoltuar pas golit të Duvan Zapatës, që depërtoi me lehtësi në mbrojtjen e skuadrës napoletane. U përfol se mërzitja e trajnerit italian binte mbi Hysajn, por gazetari Çiro Venerato pohon të kundërtën. Ai është shprehur për “Goal Show” se Gatuzo i është drejtuar Maksimoviçit me ankesa pas atij goli të pësuar.
“Unë mund t’ju them me siguri absolute që Xhenaro Gatuso nuk është marrë menjëherë me Hysajn për golin. Trajneri kalabrez në fakt e ka drejtuar gishtin kundrejt Maksimoviçit. Ish-lojtari i Torinos bëri një gabim me rastin e golit të kolumbianit (Zapatës), sepse atij i takonte të thyente vijën mbrojtëse”, ka thënë Çiro Venerato./Halit Delibashi-Sport Ekspres/