Ai eliminim i Mançester Sitit në Ligën e Kampionëve kundër Lionit ende djeg në Angli. Padyshim që dështimi iu faturua i gjithi trajnerit Guardiola, duke mos i munguar kritikat për asnjë moment që pas përfundimit të saj ndeshjeje. Së fundmi është edhe e dashura e lojtarit të “qytetarëve“, Zinçenkos, ajo që i vesh fakin spanjollit. Vlada Sedan njeh vetëm Guardiolën si fajtor, teksa rendit kritikat në drejtim të tij për eliminimin nga Lioni.
“E patë çfarë ndodhi. Nuk jam futbolliste, trajnere, kritike ose analiste. E di që mendimi im nuk është autoritar, ndoshta Zinçenko do më ndalonte ta bëja këtë, por për ta thënë butë, është i gjithi faji i Guardiolës. Përdorimi i taktikave eksperimentale në një moment të tillë kritik ishte një bllof. Nuk kam të drejtë të kritikoj, por përse luajti me 3 mbrojtës? Thjesht nuk kam fjalë për ta pranuar këtë kompozim.
Shikoni lojtarët që Siti ka në stol. Vetëm pak klube në botë mund të mburren për ata zëvendësues. Një eliminim nga Bajerni është tjetër, ndërsa eliminimi nga Lioni është një gjë tjetër. Nuk dua të ofendoj askënd, por do më pëlqente t’ju kujtoja se kjo është skuadra që doli e 7-a në renditjen e Ligue 1”, ka thënë partnerja e Zinçenkos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/