Tirana do të përballet ndaj Partizanit në derbin e Shqipërisë. Reklama më e mirë e futbollit shqiptar, ndërsa spektakël më vete do të vijë nga pjesa e tifozëve.
Mbështetësit e Tiranës kanë njoftuar se kanë nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj të kuqëve. Nëpërmjet një banderole kundër Partizanit, kanë bërë edhe publikimin në faqen e tyre të Facebook. “Bëhuni gati për leksionet e radhës”, shkruhet nga ana e bardhebluve, për sfidën që do të dhurojë shumë emocione në “Air Albania”. /Sport Ekspres/