“Ju flisni për Aubameyang, por mos hiqni dorë nga Broja”! Legjenda e Chelsea flet për golin: Prandaj e duan tifozët e Chelsea, ka të ardhme të madhe

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Shumë figura të njohura të futbollit në Angli kanë komentuar golin e Armando Brojës. Mes tyre ishte edhe legjenda e Chelsea që ka luajtur 193 ndeshje me këtë fanellë, Pat Nevin. Ky i fundit është shprehur menjëherë pas ndeshjes me Wolves, ku Broja shënoi golin e parë me londinezët, se klubi duhet ta shoh me vëmendje këtë element.

“Tifozët e Chelsea e duan Armando Brojën se kur futet në fushë bën shumë përpjekje. Është vetëmohues, por edhe një njeri që ka synim të qartë. Shumë njerëz kanë folur për Aubameyang, por mos hiqni dorë nga Broja. Unë mendoj se ky sulmues ka një të ardhme të madhe”, u shpreh Nevin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *