Luka Joviç është kthyer në një nga personazhet më të përfolur, teksa ka marrë jehonë me veprimet e tij në kohën e kulmit të pandemisë. I pandjerë në fushën e lojës, por sa zhurmë bëhet për të jashtë saj. Te Reali i Madridit e ka përndjekur fati i keq, pasi ka humbur shumë nga shkëlqimi i tij dhe nuk arrin të justifikojë fanellën e rëndë të “galaktikëve“.
Por si për të mos mjaftuar kjo. telashet e përndjekin edhe jashtë futbollit, duke bërë që të mos gjejë qetësi në asnjë moment. Prokuroria e Serbisë kërkon një dënim me 6 muaj burg për Joviç, i cili theu rregullat e karantinës. Në muajin mars, kur në mbarë botën dhe sidomos në Spanjë virusi ishte në kulmin e tij. sulmuesi serb lë karantinën nga Madridi dhe udhëton drejt Beogradit për të festuar ditëlindjen e partneres së tij. Në atë kohë futbollistit të Realit iu desh të paguante një gjobë prej 30 mijë eurosh. Megjithatë tashmë në Serbi kërkohet burgosja e tij për 6 muaj dhe pritet verdikti i drejtësisë serbe për të ndodhë se çdo të ndodhë me Luka Joviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/