Josa e Shkëmbi në top3, tani edhe Klodian Duro mund të shkojë në Kosovë

Mirel Josa, Bledi Shkëmbi, Gugash Magani, por edhe Bledar Devolli… Kosova po sheh gjithnjë e më shumë në futbollin këtej kufirit për trajnerë, përveçse për lojtarë, që kanë mbushur Superligën kosovare.

Tashmë edhe një emër tjetër i njohur mund të shkojë në Kosovë, sepse Feronikeli sapo ja larguar trajnerin Ismet Munishi dhe po sheh nga Shqipëria për trajner, duke kontaktuar me Klodian Duron.

Ish-trajneri i Kukësit ka një karrierë të madhe si futbollist, ndërsa ka fituar kupën e Shqipërisë si trajner në vitin 2016, por pas largimit nga Kukësi nuk ka drejtuar më, duke pritur ofertën e duhur.

Tashmë Feronikeli e ka kontaktuar, gjë që Duro e ka konfirmuar për Supersport, por natyrisht janë bisedime fillestare dhe klubi nga Drenasi ka disa emra në listë, para se të vendosë përfundimisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *