Prishtina fluturon drejt titullit kampion, sepse nuk po njeh më ndalesa. Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa fitoi edhe sot, 3-1 në Pejë ndaj Besës dhe blindon kreun, sepse askush nuk po e kërcënon seriozisht. Edhe Drita, që ishte shumë pranë u ndal te barazimi 1-1 sot në Mitrovicë, rezultati i vetëm që nuk i vlente askujt. Tashmë Trepça 89′ është jashtë gare për titull dhe sezoni është dështim total, ndaj trajneri Gugash Magani rrezikon ta mbyllë shumë shpejt aventurën kosovare.
Kriza me klubin është lënë pas për Bledi Shkëmbin, që tashmë ka rigjetur qetësi, ashtu si Liria, që sot mori një fitore të shkëlqyer 2-0 në fushën e Llapit, rival direkt për vendet e kreut.
Një sukses i bukur, me gola nga Superiorja shqiptare, sepse në pjesën e parë shënoi David Domgjoni dhe në fund e vulosi Artur Magani.
Në renditje Liria është e treta, 5 pikë larg kreut, me vendin e dytë që kthehet në objektiv real.