Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka lumturuar publikun anglez, ku vetëm pak orë më parë konfirmoi lajmin se stadiumet do të rihapin portat për tifozët. Megjithatë numri pritet të jetë mjaft i reduktuar për shkak të sigurisë ndaj COVID-19. Vetëm 4000 spektatorë do të lejohen në sfidat e Premier League dhe Champions League, ndërsa Liga e dytë dhe e tretë angleze do të kenë vetëm 2000 tifozë.
Ndeshja e parë që mund të çelë hapjen e stadiumeve për tifozët pritet të jetë supersfida Manchester United-PSG. Megjithatë pritet që në ndeshjet e Champions League të ketë vetëm tifozë vendas, pasi të dyja shtetet kanë ndërrmarë masa për bllokimin e kufijve. Gjithsesi ky është një lajm i mirë për futbollin anglez, i cili mbylli shkallët e stadiumit për mbështetësit e skuadrave në muajin Mars./Elio Hajdari-Sport Ekspres/